Rëndohet edhe më shumë bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, 633 të vdekur dhe mbi 2300 të zhdukur! Vijon aksioni i kërkim-shpëtimit
Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për mijëra persona të zhdukur dhe përpjekjet për të nxjerrë të bllokuarit në zonat përgjatë kufirit Nepal-Kinë, tre ditë pas përmbytjeve shkatërruese që kanë shkaktuar të paktën 633 viktima. Sipas të dhënave paraprake, 626 persona kanë humbur jetën në Nepal dhe 7 në Kinë. Autoritetet po rishikojnë vazhdimisht bilancin, ndërsa numri i personave të zhdukur vlerësohet në 2,326 në Nepal, mes tyre 517 të huaj, dhe 554 në Kinë, përfshirë 260 shtetas të huaj. Agjencia e Nepalit për Menaxhimin e Fatkeqësive ka bërë të ditur se 933 punëtorë rezultojnë të zhdukur në hidrocentralin Trishuli 3A, pranë kufirit me Kinën. Në zonë janë gjetur edhe të mbijetuar të bllokuar brenda tuneleve të hidrocentralit, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin...
Burimi:
javanews.al