Mojtaba Khamenei njofton rikthimin si lideri suprem me një mesazh për iranianët, thirrje për shmangie të konflikteve politike
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje zyrtarëve të shmangin përçarjet politike dhe deklaratat që mund të dëmtojnë moralin e shoqërisë iraniane. Në një mesazh të publikuar të premten në kanalin Telegram “Martyr Leader News”, me rastin e Javës së Qeverisë, Khamenei deklaroi se çdo veprim që dëmton unitetin shoqëror është i papranueshëm. “Unë deklaroj kategorikisht se çdo akt që dëmton kohezionin shoqëror është i ndaluar”, thuhet në mesazhin e tij. Khamenei u kërkoi autoriteteve të shmangin gjithashtu “deklaratat demoralizuese që dobësojnë moralin kombëtar dhe publik”. Ai paralajmëroi kundër ndarjeve që, sipas tij, paraqiten në mënyrë të rreme si zgjedhje të detyrueshme mes “luftës ose negociatave”, “konsensusit ose ekstremizmit” dhe “kompromisit ose luftënxitjes”. Udhëheqësi iranian u bëri thirrje zyrtarëve të vënë në...
Burimi:
javanews.al