Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në luftën kundër zjarreve

Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në luftën kundër zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar intensivisht në përballimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë sezonit veror. Të pranishëm në këtë takim ishin gjjthashtu Shefi i Shtabit të Përgjjthshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji; Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Brigade Edmond Voci; pilotë të Forcës Ajrore, si dhe oficerëve të menaxhimit të dronëve. Ministri Nufi e vlerësoi këtë takim si një mundësi për të përcjellë drejtpërdrejt mirënjohjen dhe falënderimin për pilotët, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë janë vënë në shërbim intensiv ndaj komuniteteve të prekura nga zjarret gjatë sezonit veror. Ministri vlerësoi angazhimin e tyre në misionet...