Gazeta spanjolle: ‘Albanian Files’ kthehet në aktakuzë për Ramën, projektet jepeshin me një telefonatë prej tij
Nga Bernardo Alvarez-Villar, EL DIARIO Historia merr ndonjëherë kthesa të paparashikuara. Edi Rama, kryeministri shqiptar, shkroi parathënien e një libri duke menduar se ai do të ishte një festim i rolit të qeverisë së tij në modernizimin urbanistik të vendit. Përkundrazi, “The Albanian Files” (“Dosjet e Shqipërisë”) është shndërruar në një nga simbolet e protestave masive kundër qeverisë shqiptare dhe ndoshta edhe në një provë akuzuese. Protestuesit, të cilët gjatë marshimeve kanë shfaqur pankarta me kopertinën e librit, i kanë dërguar një kopje Prokurorisë, duke pretenduar se ajo përmban prova për korrupsion në më shumë se 500 projekte urbanistike. “Një libër nuk mund të zgjedhë se si do të lexohet pasi botohet”, thotë Anneke Abhelakh, kuratore dhe redaktore e librit. “Përmbajtja nuk ka ndryshuar, por...
Burimi:
syri.net