Tajlanda e tronditur/ Pas sulmit në shkollë, ish deputeti hap zjarr në zyrat e administratës

Tajlanda e tronditur/ Pas sulmit në shkollë, ish deputeti hap zjarr në zyrat e administratës

Një person i armatosur u arrestua pasi hapi zjarr ndaj një zyre të pushtetit vendor në periferi të kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, të hënën, njoftuan autoritetet. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi një adoleshent kreu një sulm të përgjakshëm në një shkollë të së njëjtës provincë, duke rikthyer debatin për kontrollin e armëve në vend. Sipas policisë, autori i dyshuar, një ish-deputet, qëlloi me armë zjarri ndaj një zyrtari të lartë provincial dhe shoferit të tij. Gjeneralmajori Dejrapee Kongdee, drejtues i policisë së provincës Nonthaburi, që kufizohet me Bangkokun, tha se të dy të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. “Të plagosur mbetën dy persona, të cilët janë transportuar në spital për mjekim”, deklaroi Kongdee për Reuters. Tajlanda vazhdon të jetë e tronditur...