Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

Një tjetër incident me dron ka ngritur alarmin e autoriteteve gjermane, këtë herë në një objekt ushtarak të Bundeswehr-it në Mechernich, në Nordrhein-Westfalen.Sipas Bundeswehr-it, mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:00, qendra e sigurisë së bazës ushtarake raportoi se kishte pikasur dy dronë mbi territorin e objektit. Konstatimi u konfirmua dhe në vend u dërguan menjëherë forcat e policisë ushtarake, të njohura si Feldjäger. Pas ndërhyrjes fillestare të ushtrisë, çështja iu dorëzua policisë lokale për hetime të mëtejshme. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush i ka operuar dronët dhe as nëse ata kanë kryer ndonjë veprim tjetër përveç fluturimit mbi bazën ushtarake. Rasti tërheq vëmendje të veçantë për shkak të natyrës së objektit që është vëzhguar. Në Mechernich ndodhet një prej...