Katër të plagosur nga aksidenti në aksin rrugor Levan-Tepeplenë
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë fshatit Rromës. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete tip “Mercedes”, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosurit janë nëna dhe dy vajzat e saj së bashku me drejtuesin e njërit prej automjeteve. Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Njëkohësisht, forcat policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com