I kërkuan 20.000 € për letrat e shtëpisë, qytetarja e Vlorës denoncon Kadastrën te politikani italian
Një qytetare nga Vlora ka denoncuar një rast që lidhet me procedurat për dokumentet e shtëpisë së saj në Kadastër, duke pretenduar se për përfundimin e tyre i janë kërkuar 20 mijë euro. Rasti është bërë publik nga koordinatori i Forza Italia për Ballkanin, Lorenzo Grassini Francioli, i cili ka publikuar denoncimin në rrjetet sociale. Sipas Franciolit, qytetarja nga Vlora është përballur me kërkesën për 20 mijë euro për dokumentet e shtëpisë së saj, të ndërtuar, sipas tij, pas rreth 30 vitesh punë në Itali. Politikani italian shkruan se gruaja është përpjekur ta raportojë rastin edhe te një deputet, por pretendon se përgjigjja që ka marrë ka qenë: “Kështu funksionon për të gjithë: paguaj dhe hesht”. Francioli e ka cilësuar rastin si një shembull të...
Burimi:
syri.net