Anëtarësimi pa të drejta të plota në BE/ Berisha: Siparin e hapën Vuçiçi dhe argati i tij Edi Rama

Anëtarësimi pa të drejta të plota në BE/ Berisha: Siparin e hapën Vuçiçi dhe argati i tij Edi Rama

Berisha, kritikoi propozimin për një anëtarësim me të drejta të kufizuara në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Serbinë. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç se e kanë mbështetur këtë ide pa konsultuar qytetarët apo institucionet e vendeve të tyre. Sipas tij, një status i tillë do të ishte një hap pas për Shqipërinë, ndërsa theksoi se Ukraina ka një pozicion më të favorshëm në procesin e integrimit europian. Marsi Korreshi, SYRI TV: Ndërkohë, po të qëndrojmë tek kjo temë, zoti Berisha, të paktën ashtu sikurse theksojnë artikujt e mediave gjermane, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar Zelenskin që t'i bashkohet nismës së tij me Edi Ramën për një anëtarësim pa të drejta të plota në Bashkimin Europian. Si e komentoni...