Irani kushtëzon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, kërkon heqjen e sanksioneve nga SHBA
Irani deklaroi se është në fazat përfundimtare të një marrëveshjeje me Omanin për përcaktimin e korridoreve të reja të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, por përsëriti se SHBA duhet të plotësojë një sërë kushtesh, përfshirë kompensimin për dëmet e luftës, heqjen e sanksioneve dhe ndalimin e kërcënimeve ushtarake, përpara se rruga strategjike detare të rihapet. Një zyrtar amerikan i tha Reuters se Irani dhe Omani janë pranë një marrëveshjeje që mund të hapë rrugën për rikthimin e lundrimit të sigurt në Hormuz, një nga arteriet më të rëndësishme të transportit global të naftës dhe gazit. Teherani e bllokoi ngushticën pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit që nisën në fund të muajit shkurt. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se marrëveshja me Omanin është...
Burimi:
syri.net