Trump sugjeron se tani preferohet presioni ekonomik, jo ushtarak, ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se është tërhequr nga kërcënimet për veprime të menjëhershme ushtarake kundër Iranit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Teheranin për Ngushticën e Hormuzit, duke sugjeruar se do të lejojë që presioni ekonomik ta detyrojë Republikën Islamike të arrijë një marrëveshje paqeje, e cila prej kohësh ka mbetur e paarritshme. “Po e mbajmë me tone të ulëta”, i tha Trump portalit të lajmeve Axios, në një bisedë të shkurtër telefonike më 9 gusht, duke përdorur një shprehje që përgjithësisht i referohet veprimeve të përmbajtura. “Ne vetëm po negociojmë pjesërisht me ta. Thjesht po e vëzhgojmë Iranin me inflacionin e tij të madh, dhe faktin që nuk kanë para”, u citua të ketë thënë Trump. Axios shtoi se Trump nuk bëri kërcënime të...
Burimi:
syri.net