Pas deklaratës së Zelensky-t për Kosovën, Prishtina heq banderolën me mbishkrimin ‘Free Ukraine’

Pas deklaratës së Zelensky-t për Kosovën, Prishtina heq banderolën me mbishkrimin ‘Free Ukraine’

Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ka sjellë reagimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Ky i fundit publikoi një video nga qendra e Prishtinës, ku shihet se po hiqet mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur më herët në shenjë solidariteti me Ukrainën. “Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Ai theksoi se solidariteti i Kosovës me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim mbetet i palëkundur, por shtoi se kjo nuk mund të bëhet në kurriz të shtetësisë së Kosovës. “Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse...