Kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII, banorët e Mirakës ngrihen në protestë

Kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII, banorët e Mirakës ngrihen në protestë

Banorët e Mirakës në Librazhd kanë protestuar këtë të hënë kundër mënyrës së organizimit të punimeve për zgjerimin e Koridorit VIII, duke ngritur shqetësimin se ndërhyrjet në rrugë u kanë vështirësuar ndjeshëm aksesin drejt fshatit. Sipas banorëve, situata prek jo vetëm Mirakën, por edhe disa fshatra të tjerë të zonës. Ata pretendojnë se 7 fshatra të Bashkisë Librazhd dhe 2 fshatra të Bashkisë Elbasan kanë mbetur me akses vetëm në drejtimin e lëvizjes Elbasan–Librazhd, ndërsa lëvizja në kahun e kundërt bllokohet. Protestuesit thonë se problemi është bërë edhe më i rëndë pas ndërprerjes së linjave të transportit ndërqytetas. Sipas tyre, banorët që nuk disponojnë automjete private e kanë praktikisht të pamundur të lëvizin drejt qyteteve apo të kthehen në banesat e tyre. “Për ne kjo...