“Rama po shet propagandë”/ Balliu akuzon qeverinë për aferë me industrinë ushtarake: “Timak Defence” e Rony Yefet…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me projektin e industrisë ushtarake dhe partneritetin mes shoqërisë publike KAYO dhe kompanisë private Timak Defence. Në një deklaratë publike, Balliu pretendon se automjetet e prezantuara nga kryeministri Edi Rama si pjesë e prodhimit “Made in Albania” nuk përfaqësojnë një industri të mirëfilltë ushtarake shqiptare. Sipas deputetit demokrat, bilancet e kompanisë Timak Defence ngrenë pikëpyetje mbi kapacitetet reale të saj prodhuese. Balliu deklaron se kompania është krijuar më 4 gusht 2025 dhe se në fund të dhjetorit kishte 14 punonjës, ndërsa fondi total i pagave për pesë muaj ishte 5.8 milionë lekë. Ai pretendon gjithashtu se aktivet afatgjata të kompanisë, ku përfshihen makineritë dhe pajisjet, kapnin vetëm rreth 146 mijë lekë,...
Burimi:
sot.com.al