U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë pasurore, miraton masën “arrest me burg” për Renardo Nallbanin
Gjykata e Posaçme miraton masën “arrest në burg” për Renardo Nallbanin, i cili u arrestua dy ditë më parë në Palasë, pas më shumë se dy vitesh në kërkim nga SPAK. Prokurori i çështjes Dritan Prençi kërkoi nga shkalla e parë e gjyqësorit të lihet në fuqi masa e arrestit lëshuar më herët ndaj Nallbanit, pasi ai dyshohet të ketë kryer 3 vepra penale. Ndonëse avokati i Renardos ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë, nuk u mor parasysh nga gjykata. Ky i fundit kërkohej për çështjen e inceneratorit të Tiranës, fraksion i cili zbriti për gjykim pak javë më parë në Gjykatën e Posaçme.
Burimi:
vizionplus.tv