Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase me dronë në Tatarstan

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase me dronë në Tatarstan

Rusia tha se të paktën 13 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në sulmet ukrainase ndaj objektivave në rajonin qendror të Tatarstanit, në një nga sulmet më vdekjeprurëse të Kievit që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini, më shumë se katër vjet më parë. Ushtria ukrainase konfirmoi sulmin më 10 gusht, duke thënë se rafineria e naftës Taneco në Nizhnekamsk – ku u raportua për një zjarr – ishte një nga objektivat e goditur. “Deri tani dihet se 13 persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë”, thanë autoritetet rajonale më 10 gusht për sulmin në qytetin e Nizhnekamskut. Republika e pasur me naftë e Tatarstanit në Rusi ndodhet rreth 1.200 kilometra nga kufiri me Ukrainën, gjë që tregon për fushatën e Ukrainës për...