Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, Teherani vendos kushte për rihapjen

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, Teherani vendos kushte për rihapjen

Irani nuk po shqyrton aktualisht vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, në një kohë kur negociatat mes Iranit dhe Omanit për rikthimin e lundrimit në këtë rrugë detare strategjike ende nuk kanë përfunduar. Gjatë konferencës së përjavshme për shtyp, Baghaei deklaroi se rihapja e Ngushticës së Hormuzit varet tashmë nga heqja e bllokadës detare amerikane. “Për sa kohë vazhdojnë veprimet armiqësore, nuk plotësohen kushtet e nevojshme për garantimin e sigurisë së kësaj rruge detare”, tha ai, duke shtuar se Teherani kërkon përfundimin e masave amerikane, heqjen e bllokadës dhe dëmshpërblime. Sipas zëdhënësit të diplomacisë iraniane, negociatat me Omanin janë përqendruar në përcaktimin e një korridori të sigurt për...