Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski mes temperaturave 47°C
Një atraksion i pazakontë është hapur në Dubai, në arkipelagun artificial The Heart of Europe, ku vizitorët mund të përjetojnë shi edhe gjatë vapës përvëluese. “Raining Street”, pjesë e kompleksit turistik Côte d’Azur, është projektuar për të rikrijuar atmosferën dhe arkitekturën evropiane. Rruga shtrihet për rreth një kilometër dhe përdor një sistem teknologjik të zhvilluar në Gjermani. Një rrjet tubacionesh të fshehura krijon shi artificial dhe ndihmon në uljen e temperaturës së ambientit, ndërsa sensorët monitorojnë vazhdimisht kushtet atmosferike dhe përshtatin funksionimin e sistemit. Ndërsa temperaturat në Dubai arrijnë aktualisht rreth 47°C, në “Raining Street” temperatura mbahet në rreth 27°C. Sipas përfaqësueses së zhvilluesit, Parisa Seify, synimi është që njerëzit të mund të shijojnë ambientet e jashtme gjatë gjithë vitit, pavarësisht temperaturave ekstreme. Vizitorët shihen...
Burimi:
vizionplus.tv