Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

Një 39-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, ndërsa tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë janë shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Mes tyre është edhe kryeinspektori i IMT-së. Sipas policisë, në vendin e quajtur “Sugë”, shërbimet kanë konstatuar një objekt 5-katësh, ku njëri prej kateve është nëntokë, i cili ishte në proces ndërtimi dhe nuk dispononte lejen përkatëse. Pas konstatimit të shkeljes, policia ka vijuar me veprimet procedurale dhe ka arrestuar në flagrancë pronarin e objektit, shtetasin L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.Por hetimi nuk është ndalur vetëm te pronari i objektit. Në kuadër të të njëjtit procedim, Policia e Himarës ka shpallur në kërkim tre punonjës të Inspektoratit të...