Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 70-vjeçar, i dyshuar si autor i dy zjarrvënieve të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në zonat e Lundrës dhe Shkozës. Sipas policisë, shtetasi me inicialet S. A. dyshohet se më 9 gusht ka ndezur zjarr pranë magazinave të Bashkisë së Tiranës, në fshatin Lundër. Një ditë më parë, ai dyshohet se ka ndezur zjarr pranë disa shkurreve, në afërsi të një kabine elektrike në Shkozë. Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet e tokave përreth, ndërsa njëri prej tyre u përhap pranë infrastrukturës elektrike dhe tjetri pranë magazinave të Bashkisë. Policia bën me dije se arrestimi u krye brenda 48 orëve nga ndezja e dy vatrave të zjarrit, pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe operacionale të shërbimeve...
Burimi:
javanews.al