Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjendet buzë liqenit motori i autorëve, ende asnjë gjurmë prej tyre
Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 5 gusht. Dy persona, të maskuar dhe me kallashnikovë, hynë brenda në argjendari dhe arritën të merrnin me vete bizhuteri që e kalojnë vlerën e 1.5 milionë lekëve. Policia e Tiranës ka zbuluar sot motorin e dyshuar se është përdorur nga grabitësit. Mjeti u gjet në liqenin Qinam në kufi me Fushë-Krujën e mendohet të jetë tentuar hedhja e tij në liqen me qëllim fshehjen e gjurmëve, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj. Autorët dyshohet të jenë njohës të mirë të zonës. Referuar kamerave të sigurisë, grabitësit kanë shmangur lëvizjet nëpër rrugët kryesore. Pas ngjarjes ata janë larguar në drejtim të Institutit Bujqësor e më pas kanë...
Burimi:
javanews.al