Grabitja e argjendarisë në Kamëz, gjendet motori i autorëve! Ende asnjë gjurmë prej tyre

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, gjendet motori i autorëve! Ende asnjë gjurmë prej tyre

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 5 gusht. Dy persona, të maskuar dhe me kallashnikovë, hynë brenda në argjendari dhe arritën të merrnin me vete bizhuteri që e kalojnë vlerën e 1.5 milionë lekëve. Policia e Tiranës ka zbuluar sot motorin e dyshuar se është përdorur nga grabitësit. Autorët dyshohet të jenë njohës të mirë të zonës. Referuar kamerave të sigurisë, grabitësit kanë shmangur lëvizjet nëpër rrugët kryesore. Pas ngjarjes ata janë larguar në drejtim të Institutit Bujqësor e më pas kanë humbur gjurmët nëpër rrugicat e lagjes. Grupi hetimor ka dyshimet se një prej të përfshirëve në ngjarje, të ketë shkuar më parë si klient në argjendari, pasi kishin dijeni të plotë se...