Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet motori i autorëve të dyshuar
Policia informon se ka gjetur motorin e autorëve të dyshuar të grabitjes së argjendarisë në Paskuqan të ndodhur 5 ditë më parë. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët ndoqën të njëjtin itinerar si për të shkuar te argjendari ashtu edhe për tu larguar. Ata lëvizën me një motor pa targa nëpër rrugicat periferike të KamzësNën kërcënimin e armës kallashnikov dyshohet se kanë grabitur sende floriri me vlerë mbi 1.5 milionë lekë.
Burimi:
syri.net