Edi Rama në tampon mes Macronit dhe Erdoganit, ekstradimi i refugjates politike turke rrezikon marrëdhëniet me…

Edi Rama në tampon mes Macronit dhe Erdoganit, ekstradimi i refugjates politike turke rrezikon marrëdhëniet me…

Vendimi i fundit nga Gjykata e Tiranës për të lënë në burg 32-vjeçaren Jülide Yazıcı e vendos kryeministrin Edi Rama drejtpërdrejt në një tampon delikat mes Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Ajo që nisi si një ndalim në aeroportin e Rinasit mbi bazën e një urdhër-kërkimi ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja, është shndërruar në një nyje gjeopolitike: Franca e konsideron atë refugjate politike të mbrojtur nga përndjekja, ndërsa Turqia e kërkon si të dënuar për ndihmë ndaj një organizate terroriste. Ky ekstradim rrezikon të krijojë krisje direkte në marrëdhëniet diplomatike të Tiranës zyrtare me Parisin dhe Bashkimin Evropian, ose nga ana tjetër me Ankaranë. Biografia Biografia e Yazıcı-t e bën çështjen më të komplikuar. Ajo ka status refugjati politik në Francë....