Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë në Tajlandë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)
Ish-deputeti i Nonthaburit, Chalong Riewraeng, është arrestuar pasi dyshohet se hyri me forcë në zyrën e Organizatës Administrative Provinciale dhe qëlloi për vdekje presidentin e saj, Thongchai Yenprasert, të hënën në mëngjes. Riewraeng, qëlloi ndaj Tongchai Yenprasert, drejtues i Organizatës Administrative Provinciale të Nonthaburit, dhe shoferit të tij. Të dy u dërguan në spital, por Yenprasert ndërroi jetë më vonë për shkak të plagëve, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje kritike. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë të dyshuarin duke iu afruar automjetit ku ndodheshin viktimat përpara se të hapte zjarr. Sipas raportimeve, ish-deputeti ka pranuar sulmin gjatë një telefonate me komentatoren politike Anchalee Pairirak, e cila ishte duke zhvilluar një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube. Nonthaburi PAO President Dies After Shooting; Former MP in Custody...
Burimi:
vizionplus.tv