Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon edhe këtë vit aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili nis sot dhe do të zgjasë deri të mërkurën, më 12 gusht. Gjatë këtyre tri ditëve, bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë dhe dëshirojnë të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi ta bëjnë këtë nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Kuvendi ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë aktivitet tradicional./ KultPlus.com