Problemet e kultivimit të Folklorit pas viteve ’90, specialisti i kulturës: Duhet të ruajmë traditën

Problemet e kultivimit të Folklorit pas viteve ’90, specialisti i kulturës: Duhet të ruajmë traditën

Folklori në Dropull ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, të cilët kanë hulumtuar brendinë e përmbajtjes së teksteve, aspektin muzikor, por edhe kostumet, veshjet tradicionale të zonës. Njëri prej tyre është specialist i kulturës, Stefan Arseni, i cili prej më shumë se gjashtë dekadash ndjek nga afër zhvillimet kulturore në zonën e Dropullit. Madje, ai arriti të bëjë dallimin e periudhave para dhe pas viteve ’90 për sa i përket zhvillimeve kulturore në zonën e minoritetit etnik grek. “Dhe para tranzicionit është munduar që të ruajtur folklorin, të ruajtur dhe të ruajt identiteti i folklorit në minoritet. Aty kishte  vatra kulture, kishte shtëpi kulture dhe ishte më e organizuar. Tani nuk është më, nuk funksionon më ajo. Kështu që shpeshherë edhe abuzohet dhe nuk del tamam...