Shkrimtari i njohur serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari i njohur serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Në një intervistë për revistën e pavarur serbe “Radar”, një nga shkrimtarët më të shquar serbë dhe kritikët më të ashpër të nacionalizmit, Svetisllav Basara, ka folur gjerësisht mbi krizën e thellë politike e shoqërore që ka përfshirë Serbinë. Në romanin e tij më të fundit, “Gjingjiqi: Kujtimet nga ana tjetër e varrit”, Basara analizon historinë e re serbe, duke filluar nga çështja e Kosovës e deri te kapja e shtetit nga Aleksandar Vuçiq, roli i kishës dhe përgjegjësia e elitave politike të prirë nga Vojisllav Koshtunica e Boris Tadiqi. Duke komentuar politikat e sotme të regjimit ndaj Kosovës, Basara nuk u pajtuan me konstatimin se Aleksandar Vuçiq po fshin edhe gjurmët e fundit të pranisë shtetërore serbe në Kosovë. Ai tha se gjurmët e...