Edhe pas vezëve, Kurti vazhdon të bëj thirrje për marrëveshje, por sinjalet mbeten të ftohta

Edhe pas vezëve, Kurti vazhdon të bëj thirrje për marrëveshje, por sinjalet mbeten të ftohta

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdon t’i bëjë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje politike, megjithëse zhvillimet e ditëve të fundit tregojnë se palët mbeten larg dakordimit. Pas ndërprerjes së seancës konstituive të shtunën, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje vendosi të mos propozojë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndonëse, sipas tij, i ka votat për ta zgjedhur. Ai argumentoi se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin në zgjedhje të reja. Megjithatë, nga LDK-ja nuk pati mbështetje për vendimin e Kurtit për të kërkuar kohë shtesë. Deputetja Jehona Lushaku e cilësoi si “papërgjegjësi totale” faktin që LVV-ja nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se partia fituese ka detyrimin ta çojë...