Serbia në alarm të kuq për boshtin e ri/ Çfarë po ndërton trekëndëshi Shqipëri, Kosovë, Kroaci
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë po merr një peshë politike që shkon përtej një marrëveshjeje të zakonshme ushtarake. Edhe pse zyrtarisht nuk bëhet fjalë për një aleancë të re apo një “NATO ballkanike”, afrimi mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit po riformëson perceptimet mbi ekuilibrat e sigurisë në rajon. Mali i Zi, ndërkohë, ka mohuar se synon t’i bashkohet këtij mekanizmi. Por vetë fakti që çështja ka shkaktuar reagime në Podgoricë tregon se marrëveshja tashmë po lexohet në një plan më të gjerë gjeopolitik. Në këtë panoramë, Serbia mbetet elefanti në dhomë. Për Beogradin, çdo afrim i Kosovës me vende anëtare të NATO-s është një zhvillim i ndjeshëm. Çështja nuk lidhet vetëm me bashkëpunimin ushtarak, por me faktin se Kosova po...
Burimi:
ntv.al