Zelensky mbyll derën për Kosovën, shpërthen Maliqi: Rezultat i kapadiut Albin Kurti
Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrim për mosnjohjen e Kosovës ka ndezur debat në Prishtinë. Analisti politik Agon Maliqi e sheh këtë si pasojë të mungesës së një strategjie të qëndrueshme diplomatike të Kosovës, duke argumentuar se një mundësi për ndryshim të qëndrimit të Kievit ka ekzistuar gjatë administratës Biden. Maliqi argumenton se periudha e administratës së Joe Biden ishte momenti kur Prishtina mund të investonte më shumë diplomatikisht në këtë drejtim, por kjo mundësi nuk është shfrytëzuar. Sipas tij, sot situata është më e ndërlikuar, pasi Ukraina ka ndryshuar disa prej prioriteteve të saj strategjike dhe ka nevoja të tjera urgjente, veçanërisht në raport me furnizimet ushtarake. Në këtë kontekst, Maliqi vë në dukje edhe marrëdhëniet e Serbisë...
Burimi:
ntv.al