Trump përballë kurthit të Hormuzit/ Irani vendos kushte për fundin e përplasjes

Trump përballë kurthit të Hormuzit/ Irani vendos kushte për fundin e përplasjes

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton një plan për t’i dhënë fund angazhimit ushtarak të SHBA-së ndaj Iranit, edhe pa një marrëveshje të re bërthamore. Por për Uashingtonin ekziston një kusht kyç: hapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit. Sipas raportimeve, SHBA-ja vlerëson se infrastruktura bërthamore iraniane ka pësuar dëme të rënda, duke e bërë të vështirë rikthimin e shpejtë të kapaciteteve të saj. Por Teherani nuk po tërhiqet. Irani kërkon miliarda dollarë kompensim, tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni dhe heqjen e bllokadës detare, duke e kthyer Hormuzin në armën kryesore të presionit ndaj Uashingtonit. Ngushtica, përmes së cilës kalon një pjesë jetike e tregtisë globale të energjisë, është bërë pika më e rrezikshme e krizës. Sulmet me raketa dhe dronë ndaj trafikut detar...