Zelenski zemëroi shqiptarët/ Vuçiçi: Ukraina t’i bashkohet nismës time me Ramën për integrimin

Zelenski zemëroi shqiptarët/ Vuçiçi: Ukraina t’i bashkohet nismës time me Ramën për integrimin

Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd ka prodhuar një situatë të pazakontë politike. Përveç deklaratave të tij për Kosovën, të cilat shkaktuan reagime të forta në Prishtinë, në qendër të bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiç ishte edhe perspektiva evropiane e Ukrainës. Sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Vuçiç dhe Zelensky diskutuan gjatë për mundësinë e integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, ndërsa presidenti serb i paraqiti homologut ukrainas një ide që ai e ka promovuar së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Bëhet fjalë për një model të ndërmjetëm integrimi, përmes të cilit vendet kandidate të përgatitura do të mund të afroheshin më shpejt me BE-në, duke u integruar në tregun e vetëm evropian dhe në zonën Schengen, pa pritur domosdoshmërisht anëtarësimin e...