Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar një takim në Bazën Ajrore të Farkës për të falënderuar pilotët e Forcave Ajrore, të cilët janë angazhuar këto ditë në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend. Ministri Nufi vlerësoi përkushtimin, guximin dhe sakrificën e pilotëve në misionet për mbrojtjen e jetës, pronës dhe pasurive natyrore. “Mirënjohje e përzemërt për pilotët e Forcave Ajrore, për çdo mision në përballjen me zjarret, për përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tyre.  Sot, më shumë se fjalët, secili prej tyre meriton një falënderim të sinqertë: Faleminderit për shërbimin, për sakrificën dhe për çdo mision të kryer me sukses deri sot”, shprehet Nufi duke publikuar në rrjetet sociale edhe foto nga takimi. (A2 Televizion)