“Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba për herë të parë

“Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur shqiptar, Mateus Frroku, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së tij. Artisti është bërë baba për herë të parë, ndërsa ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij, Santa Frroku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mateus ka publikuar një fotografi simbolike kushtuar lindjes së vogëlushes, duke shprehur emocionet e forta që ka përjetuar së bashku me partneren e tij, Xhesi. “Lindi Santa Frroku. Bashkë me Xhesin sot morëm frymën e shpirtit. Kuptuam sa e bukur është jeta. Ndjemë bekimin e Zotit. Morëm dashurinë dhe lotët e gëzimit të njerëzve tanë. Krijuam familjen tonë. JU DUA ❤️, shkruan këngëtari. Lajmi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të çiftit, të cilët kanë uruar Mateusin...