Po Flitet Michael B. Jordan ndez thashethemet për një lidhje – fotografohet me këngëtaren britanike Raya
Aktori amerikan, Michael B. Jordan dhe këngëtarja britanike, Raye, kanë tërhequr vëmendjen e publikut pasi u panë së bashku në parkun argëtues Six Flags Magic Mountain, pranë Los Angelesit. Dyshja u fotografua gjatë një prej atraksioneve, teksa bisedonin dhe dukej se po shijonin një dalje të përbashkët. Pamjet u përhapën në rrjetet sociale dhe menjëherë nisën spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre. “A janë në lidhje?”, ishte një nga komentet që qarkulloi në rrjet, derisa përdorues të tjerë e cilësuan daljen e tyre si një kombinim të papritur, por simpatik. As Michael B. Jordan dhe as Raye nuk kanë komentuar publikisht për zërat, ndonëse përfaqësuesit e tyre gjithashtu nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim. Jordan ka qenë më parë në një lidhje të shumëpërfolur...
Burimi:
kohajone.com