Kadrijaj reagon pas lajmit të rremë: Ju kanë rënë maskat, as Beogradi s’ju shpëton
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë të dielën një material të rremë, i cili paraqitej sikur ishte publikuar në mediat serbe dhe ku pretendohej se deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ishte lavdëruar për veprimin e saj në Kuvendin e Kosovës. Materiali, i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, lidhej me incidentin e së martës në Kuvend, kur Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në materialin e manipuluar pretendohej se veprimi i deputetes ishte përkrahur nga zyrtarë serbë dhe se ishte raportuar nga një medium në Serbi. Pas publikimit, Kadrijaj reagoi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se përmes këtij materiali “iu kanë rënë maskat”. “Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton”, ka shkruar Kadrijaj. Më pas,...
Burimi:
kohajone.com