Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë se bllokon fondet për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë pjesë e një tryeze diskutimi në Prishtinë, ku u ngritën shqetësimet për diskriminimin institucional dhe bllokimin e mjeteve financiare për projektet e tyre. Ata u priten nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. Në takim me përfaqësues politikë e organizata civile nga këto treva, Kurti, tha se për Kosovën mbështetja ndaj shqiptarëve atje është përgjegjësi e vazhdueshme. “Kemi dy transferta të bllokuara në janar të këtij viti, me vlerë prej 304.500 euro, dhe në prill të po këtij viti, me vlerë prej 1.837.500 euro, apo më shumë se gjashtëfishi i shumës paraprake. Këto janë tri mjete që mbulojnë një arkitekturë të tërë programesh të rëndësishme për jetën e shqiptarëve. Janë 78 projekte të aprovuara në art, kulturë,...
Burimi:
vizionplus.tv