“Pasuria e Ramës shkon në miliarda euro!”- Berisha: Duhet krijuar një agjenci për të hetuar pasuritë e zyrtarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në lidhje me pasurinë e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ajo, sipas tij, mund të arrijë në miliarda euro. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se asnjë zyrtar me pagën që merr nga shteti nuk mund të përballojë blerjen e një apartamenti të ri pa marrë kredi “Unë ju garantoj ju që me rrogë, asnjë zyrtar, përfshi presidentin apo kryeministrin, nuk mund të blejë një apartament, pa marrë kredi. Nuk e blen dot një apartament të ri. Këta vijnë dhe bëhen me qindra apartamente”, u shpreh ai. I pyetur konkretisht për pasurinë e Edi Ramës, Berisha deklaroi se ajo, sipas tij, nuk mund të jetë në nivelin e qindra milionë...
Burimi:
gijotina.com