Gra që vr*ten, Tayna: Mentalitetin në Kosovë e kemi disa shekuj mbrapa, ende ka ”sulltanë” pa perandori
Showbiz E Shtunë, 29 Gusht 2026 14:54 Tayna ka reaguar pas rasteve të vrasjeve të grave në Kosovë dhe protestës së mbajtur kundër dhunës ndaj femicidit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artistja ka kritikuar mentalitetin patriarkal dhe mënyrën sesi ndër breza kontrolli ndaj grave është normalizuar dhe është interpretuar si “burrëri”, posesiviteti si “dashni”, ndërsa egoja si autoritet. “Patriarkalizmi është një gjenerational curse që s’po mundemi ta thyejmë”, shkruan Tayna, duke theksuar kontrastin mes përparimit teknologjik dhe realitetit me të cilin përballen gratë. “Teknologjia ka avancuar aq shumë saqë po flasim për robotë e makina fluturuese, e na hala po protestojmë për të drejtën e një gruaje me jetu”, shprehet ajo. Postimi i plotë Patriarkalizmi është një gjenerational curse që s’po mundemi ta thyejmë....
Burimi:
kohajone.com