HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar sot pasdite (29 gusht) situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se deri në orën 14:00 janë raportuar 12 vatra. Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre të tjera janë nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 214 forca operacionale, 6 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë. Situata më problematike paraqitet në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe përhapje e flakëve. Në zonë po operojnë 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, 20 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa ndërhyrja nga ajri po kryhet me dy helikopterë. Në Vajkal të Bulqizës janë përqendruar gjithashtu forca të shumta. Operacioni mbështetet nga një helikopter dhe 30...
Burimi:
javanews.al