Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Është bllokuar sërish aksi rrugor Elbasan-Cërrik, pranë fshatit Kuqan, për shkak të punimeve për riparimin e kanalit “Naum Panxhi”, i cili pak ditë më parë doli nga shtrati. Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore ndodhen në terren për menaxhimin e qarkullimit. Deri në përfundimin e punimeve, kalimi i automjeteve do të devijohet në aksin Kanali me Kama-Bujqës-Kuqan.