Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela
Policia e Shkodrës ka finalizuar sot operacionin antikanabis të koduar “Gurra” ku goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike në malësinë e Fushë-Arrëzit në 15 parcela. Ky operacion u zhvillua pas një hetimi disa-javor, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga janë vënë dy persona të dyshuar si autorë të kultivimit të 355 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të një hetimi disa-javor, të kryer me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”. Si rezultat i operacionit, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. P., 20...
Burimi:
javanews.al