NGA NAMIK MEHMETI – Kalvari për të blerë një gazetë në Shkodër…
Para një jave isha në Shkodër, në qytetin tim të lindjes që nuk e ndërroj me Botën. Kishte kalue plot një vit që kisha kalue në pedonalet plot zhurmë, në Shirokë e Velipojë ku qendrova tri javë por këtë vit qendrova disa orë, se ashtu ishte programuar qendrimi. Zbritëm te Turizmi në mes një panorame jo ashtu siç e kisha në kujtesë vite më parë, një kantier ndërtimi dhe me të thënë të vërtetën, edhe kafja nuk e kishte shijen e atyre viteve të fundit.Nejse, u ndava nga familjarët për pak çaste. Dojshe të bleja një “Panorama Sport”. U drejtova tek një kioskë që ka qenë e mbështur në murin rrethues të Turizmit në trotuar. I kishte ra plani, u drejtova nga “Colosseu” tek kioskat...
Burimi:
sarandanews.com