FOTOLAJM – Muzikë përtej volumit të lejuar, 2 milion lekë gjobë pronarit të lokalit në Gjuhadol…

FOTOLAJM – Muzikë përtej volumit të lejuar, 2 milion lekë gjobë pronarit të lokalit në Gjuhadol…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, kanë vijuar kontrollet dhe matjet në subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë.Gjatë kontrolleve, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua se në një lokal gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar. Nga matja e kryer me pajisjen përkatëse rezultoi se niveli i zhurmës ishte 86.3 dB. Për këtë shkelje, në zbatim të ligjit “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, pronari i subjektit, shtetasi M. L., 38 vjeç, banues në Shkodër, u ndëshkua me masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj.Kontrollet, verifikimet dhe matjet do të vijojnë.Policia e Shtetit apelon ndaj pronarëve dhe administratorëve të subjekteve që zhvillojnë aktivitete me muzikë, që të respektojnë kriteret...