U nda nga jeta dy ditë më parë, përcillet në banesën e fundit artisti dhe studiuesi Kujtim Buza

U nda nga jeta dy ditë më parë, përcillet në banesën e fundit artisti dhe studiuesi Kujtim Buza

Piktori dhe studiuesi i njohur shqiptar, Kujtim Buza, është përcjellë sot për në banesën e fundit, në një ceremoni private ku kanë marrë pjesë familjarë, të afërm dhe miq të tij. Buza u nda nga jeta mbrëmjen e 27 gushtit 2026, duke lënë pas një veprimtari të gjatë në fushën e artit pamor dhe studimit të trashëgimisë artistike shqiptare. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u prit me mesazhe ngushëllimi nga figura dhe institucione të artit e kulturës. Kujtim Buza ishte pjesë e një familjeje të njohur për kontributin në artet pamore. Ai ishte djali i piktorit të njohur Abdurrahim Buza, një prej figurave të rëndësishme të pikturës moderne shqiptare. Gjatë karrierës së tij, Kujtim Buza u angazhua në krijimtari, studime dhe në promovimin...