Tom Ford, stilisti që e shndërroi Gucci-n në një simbol të luksit modern

Tom Ford, stilisti që e shndërroi Gucci-n në një simbol të luksit modern

Tom Ford, i lindur më 27 gusht 1961 në Austin të Teksasit, është një nga figurat më të rëndësishme të modës moderne, i njohur për estetikën e tij elegante, luksin dhe qasjen provokuese ndaj dizajnit. Fillimisht studioi arkitekturë në Parsons School of Design, por shumë shpejt e gjeti veten në botën e modës. Në vitin 1990 u transferua në Milano, ku iu bashkua shtëpisë italiane Gucci. Katër vjet më vonë, Ford u emërua drejtor kreativ i markës, në një periudhë kur Gucci po përballej me vështirësi të mëdha financiare. Me një vizion të ri estetik, fushata reklamuese të guximshme dhe koleksione që kombinonin sensualitetin me luksin, Ford ndryshoi rrënjësisht imazhin e Gucci-t. Nën drejtimin e tij, marka u rikthye fuqishëm në skenën ndërkombëtare dhe u...