Ag Apolloni: Kosova duhet të nisë deradikalizimin
Shkruan: Ag Apolloni Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur! Fjala kryesore në Kosovë duhet të jetë kjo: deradikalizim! Deri tash e kemi lejuar radikalizimin, prandaj gjithçka ka shkuar mbrapshtë. Tash e tutje duhet të kthehemi mbarë, duke nisur procesin deradikalizues. Njeriu mund të jetë besimtar, por mund edhe të mos jetë i tillë; mund të jetë musliman, por mund edhe të mos jetë i tillë. Është zgjedhja e tij. Besimi është çështje private dhe do të ishte absurde të përpiqesha ta bindja tjetrin të bëhej si unë. Mirëpo, nëse një besimtar bëhet radikalist, siç janë radikalistët islamikë që janë bërë aq shumë në Kosovë, atëherë nuk jemi duke folur për besim, por për manipulim social dhe për krime reale dhe potenciale. Ne kemi...
Burimi:
kultplus.com