Gonxhja: IKTK rritje e të ardhurave dhe investimeve, zbulohen 19 site të reja arkeologjike

Gonxhja: IKTK rritje e të ardhurave dhe investimeve, zbulohen 19 site të reja arkeologjike

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka shënuar rritje të aktivitetit gjatë 7-mujorit të vitit 2026, me më shumë projekte restaurimi e konservimi, monitorime në terren dhe ndërhyrje për mbrojtjen e pasurive kulturore. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi sot të dhënat e performancës së këtij institucioni për periudhën janar-korrik 2026, duke theksuar shtimin e investimeve, projekteve dhe punës në terren për dokumentimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore. Një nga rezultatet kryesore është zbulimi i 19 siteve të reja arkeologjike në zona të ndryshme të vendit, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Lushnjën, Fierin, Korçën, Ersekën, Pogradecin dhe Divjakën. Sipas të dhënave të IKTK-së, numri i siteve të reja arkeologjike është rritur me 280% krahasuar me vitin 2024 dhe me 171% krahasuar me vitin 2025....