FOTO/ RENEA dështoi ta kapte, kush është personi i dënuar 18 vjet për vrasje që kërkohet nga policia – Kronologjia

FOTO/ RENEA dështoi ta kapte, kush është personi i dënuar 18 vjet për vrasje që kërkohet nga policia – Kronologjia

Nga Elton Qyno – Syri.net Ky është personi që policia e Korçës dhe reparti Special RENEA, kërkonin mëngjesin e sotëm. Policia kishte mundur të merrte informacion se Mjallaq, (Mihallaq), Petrika Përgjika ishte vendosur në një apartament në qytetin e Korçës, ndaj është kërkuar ndërhyrja e specializuar e forcave RENEA. Por pas kontrolleve të kryera nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e Përgjikës, ndaj policia është tërhequr pa asnjë rezultat. Gazetari Elton Qyno ka mësuar përmes burimeve se Përgjika është dënuar në mungesë me 18 vite burgim për akuzën e vrasjes së shtetasit Pëllumb Çollaku dhe "Mbajtje pa lejë të armëve". Vrasja e Çollakut ka ndodhur në vitin 2008 ndërsa Përgjika rezulton të jetë identifikuar në muajin qershor 2009 nga policia e Korçës. Ngjarja e...